Lajme

BERZH ndihmon Kosovën me 2 milionë euro për investime në politikat e Gjelbra


Ilustirm

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) përmes një huaje prej 2 milionë eurosh për institucionin mikrofinanciar Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), do të ndihmojë Kosovës për të rritur investimet e nevojshme për efikasitet energjetik.

Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Austriake e Financave do të sigurojnë fonde Kosovës përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor.

Financimi është pjesë e programit të Financimit të Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) për Ballkanin Perëndimor, i cili përbëhet nga linja e krediti që arrijnë vlerën 135 milion euro për të ndërtuar një ekonomi më të gjelbër dhe më të qëndrueshme në të gjithë rajonin.

Neil Taylor, Shef i BERZH-it në Kosovë ka thënë se “me KRK-në dhe partnerët tanë ne po bëjmë një ndryshim të vërtetë në jetën e përditshme duke ndihmuar qytetarët të investojnë në zgjidhje efikase të energjisë për shtëpitë e tyre. Bashkëpunimi ynë do të ndihmojë në zvogëlimin e emetimeve, përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe ndërtimin e një ekonomie dhe të ardhme më të gjelbër për Kosovën”, raporton faqja zyrtare e BERZH-it.

Në anën tjetër Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se: “BE -ja promovon Marrëveshjen e Gjelbër, duke siguruar që investimet në efikasitetin e energjisë dhe teknologjitë e energjisë së rinovueshme të jenë më të përballueshme për qytetarët e Kosovës”.

Ky do të jetë angazhimi i dytë i KRK -së nën GEFF, pasi ka shfrytëzuar me sukses një kredit prej 2 milionë eurosh të nënshkruar në vitin 2017. Deri më sot, rreth 1 mijë familje në vend kanë përfituar nga GEFF, duke ulur emetimet e dioksit krabonit me mbi 3 mijë e 100 ton në vit.

BERZH, në Kosovë ka investuar 528 milionë euro që kur filloi të funksionojë në Kosovë nga viti 2012.

Prioritetet strategjike të Bankës në vend janë promovimi i ekonomisë së gjelbër, mbështetja e zhvillimit konkurrues të sektorit privat dhe nxitja e integrimit rajonal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore