Lajme

Beograd: Plagosen 6 persona nga shpërthimi i bombolës së gazit në një restorant


Në një restorant në  Beograd ka shpërthyer një bombol gazi të hënën rreth orës 9:00 të mëngjesit, duke lënë të plagosur gjashtë persona.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Čika Ljubina në qendër të Beogradit ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë transmeton Rts.

Sipas këtij mediumi, të plagosurit janë transferuar me urgjencë në spital, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve të cilat kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

Fuqia e shpërthimit të bombolës ka thyer xhamat e të gjitha lokaleve dhe ndërtesave përreth.

Lidhur me ngjarjen janë duke u zhvilluar hetimet nga organet kompetente.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore