Lajme

Basha i reagon Gutierrezit: Me “boll më” mund t’u drejtohesh veç fëmijëve – unë jam deputet i pavarur në mendime


Dimal Basha

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në pushtet, Dimal Basha, reagoi të dielen ndaj Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutierrez, i cili, duke qortuar ligjvënësin kosovar për gjuhën e papërshtatshme ndaj gazetares së Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Blerta Foniqi-Kabashi, përdori mes tjerash shprehjen “boll ma”.

“Me ‘boll më’ mund t’ju drejtohesh fëmijëve tu, jo një deputeti të një vendi demokratik, sepse unë nuk ndihem inferior ndaj teje dhe askujt që ma cenon të drejtën time të kritikoj lirshëm!”, shkroi deputeti Basha në “Facebook” të dielen, derisa thirrjen që kryeministri i vendit të marrë masa ndaj deputetëve që sulmojnë gazetarët, ky i fundit e cilësoi “absurde dhe anti-demokratike”.

“Nuk e di sa keni njohuri për mua, por unë jam deputet i pavarur në mendime, dhe se Kosova nuk është autokraci ku një njeri vendos se kush çka mendon. Më tej, është absolutisht e papranueshme dhe anti-demokratike me kërku nga kryeministri i vendi demokratik t’ia dënoj të drejtën e kritikës një deputeti”, shkroi ndër të tjera deputeti i LVV-së në llogarinë e tij.

Ndryshe, gjithçka nisi kur në një intervistë në televizionin publik të Kosovës, deputeti kosovar përdori gjuhë nxitëse dhe intimiduese ndaj gazetares së RTK-së, madje e “punësoi” në Radio Televizionin e Serbisë (RTS). Për këtë reagoi menjëherë edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), duke konsideruar se deputeti Basha synon t’i disiplinojë gazetarët në Kosovë.

Gutierres, deputetit Basha: Ndaloni së frikësuari gazetarët, boll më

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore