Sport

Barcelona prek ‘fundin’, nuk arrin të mbrojë avantazhin e tre golave


Barcelona është ndalur në barazim 3-3 me Celta Vigo-n në transfertë. Skuadra blaugrana ishte në avantazh të tre golave në pjesën e parë dhe në fund gjithçka është barazuar.

Skuadrat u përballën për javën e 12 në La Liga. Barcelona dominoi pjesën e parë, ndërsa të dytën Celta.

Ansu Fati shënoi golin e parë të takimit në minutën e 5. Më pas shënuan, Sergio Busquets në të 18 minutë dhe Memphis Depay në të 34 minutë.

Në pjesën e dytë do të vinin dhe tre golat e vendasve. Iago Aspas ishte heroi i Celta-s me dy gola të shënuar.

Fillimisht goli i parë për vendasit edhi në minutën e 52 nga Aspas-i. Në të 74 shënoi Nolito. Kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit, Aspas e dërgoi topin në rrjet duke barazuar shifrat në 3-3 në të 90+6 minutë.

Barcelona merr barazimin e dytë radhazi në La Liga dhe e shikon veten në vendin e nëntë të renditjes me 17 pikë. Celta ka 12 pikë dhe renditet në vendin e 14.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore