Sport

Barcelona ka vendosur se kush do ta ketë numrin 10 në fanellë


Numrin 10 në fanellën e Barcelonës, që kanë mbajtur legjenda si: Messi, Ronaldiniho, Rivaldo, tani e ka mundësinë që ta veshë braziliani, Phelippe Coutinho.

Sipas “Mundo Deportivo”, klubi i Barcelonës, ia ka ofruar numrin 10 Coutinho-s, i cili duket se tani bën pjesë në planet e trajnerit Ronald Koeman.

Pavarësisht raportimeve se Coutinho pritej të largohej nga Barcelona në këtë afat kalimtar veror, si duket ai do të qëndrojë.

Coutinho erdhi nga Liverpool-i te Barcelona në janarin e vitit 2018 për shumën 135 milionë eurove.

Mirëpo, braziliani nuk arriti kurrë të shfaqë formën që dikur kishte te Liverpool, andaj në verën e vitit 2019 u huazua te skuadra e Bayern Munich për shumën e 8.5 milionë eurove.

Për Coutinho-n flitej se mund të kalonte te skuadra e Arsenal-it, si pjesë e shkëmbimit me Alexandre Lacazetten ose Pierre-Emerick Aubameyang, por ai do të luajë në “Camp Nou” të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë që Coutinho ka realizuar 90 paraqitje me Barçën në të gjitha garat, prej të cilave ka realizuar 24 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore