Shqipëria

Banorët e ‘5 Majit’ kërkojnë dëmshpërblim, “të na tregojnë ku dhe kur do të zhvendosemi”


Banorët e lagjes “5 Maj”, paraditen e 17 shkurtit, kanë protestuar sërish kundër shembjes së banesave, para Kuvendit të Shqipërisë.

Ata kanë kërkuar dëmshpërblim nga shteti, për prishjen e banesave të tyre. Gjithashtu kërkojnë të dinë dhe afatet se ku dhe kur do të zhvendosen në banesat e reja.

“Dua ti kujtoj Ramës premtimet që ka thënë në 2013, tha do të bëj legalizimet falas dhe nuk i bëri”, tha njëri nga protestuesit.

Edhe të shtunën e 12 shkurtit, banorët kanë ngritur zërin për shembjen e banesave të tyre, duke marshuar drejt kryqëzimit ku ndodhet tregu i Medresesë.

Ata kishin bllokuar trafikun.

Ndërtimi i ngjarjes

E gjitha do të niste të mërkurën e 19 janarit, kur banorët e “5 Majit” dolën në protestë për të kundërshtuar shembjen e banesave.

Kauzës së tyre iu bashkuan dhe deputetë të Partisë Demokratike.

Banorët refuzuan për orë të tëra shembjen e banesave – që u krye nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

 

Në disa momente u regjistruan dhe përplasje fizike mes qytetarëve dhe efektivëve të Policisë.

Bashkia e Tiranës kishte njoftuar se do të prisheshin tri banesa.

Banorët janë kundër prishjes së banesave të tyre, pasi shprehen se ende nuk janë dakordësuar me shtetin për këtë hap.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore