Shqipëria

Bamir Topi jep dorëheqjen nga drejtimi i FRD-së


Bamir Topi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Fryma e Re Demokratika(FRD). Mësohet se dorëheqja e tij ka se ka qenë e menjëhershme dhe e parevokueshme.

“Në shprehje të vullnetit tim, deklaroj dorëheqjen në mënyrë të menjëhershme dhe të parevokueshme, nga detyra e Kryetarit të Partisë “Fryma e re Demokratike”, thuhet në shkresën drejtuar Kryesisë së FRD-së.

Ky vendim i tij vjen një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit opozitar me Lulzim Bashën për zgjedhjet e 25 prillit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore