Përballje

Ballkani i kthehet fitoreve, mposht Ferizajin


Ndeshja mes Ferizajjit dhe Ballkanit ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:3.

Dueli ishte plotësisht i dominuar nga Ballkani, të cilët shënuan një gol në pjesën e parë, dhe dy të tjerë në pjesën e dytë.

Goli i parë erdhi në mintuën e 43-të, të cilin e shënoi sulmuesi Albion Rrahmani.

Në pjesën e dytë, në minutën e 68-të, Leotrim Bekteshi dyfishoi epërsinë për Ballkanin.

Pas vetëm tetë minutave, Ballkani shënoi përsëri, këtë herë me anë të Meriton Korenicës për të siguruar fitoren e thellë kundër Ferizajit.

Momentalisht Ballkani radhiten në pozitën e tretë me 12 pikë me dy ndeshje më pak se Drita që janë në vendin e parë.

Ndërsa Ferizaji, radhiten në pozitën e nëntë me shtatë pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore