Lajme

Avokati i Popullit kërkon heqjen e barrikadave në Veri: Të respektohet e drejta e lirisë së lëvizjes


Ilustrim

Kanë kaluar gjashtë ditë që prej kur serbët e revoltuar kanë bllokuar disa rrugë në Veri të Kosovës që të shpien drejtë pikë kalimeve kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për Avokatin e Popullit, Naim Qalaj, një dukuri e tillë është në kundërshtim me lirin e lëvizjes.

Prandaj përmes një komunikate për media, thekson ai detyra e autoriteteve është që sa më shpejtë të gjenden mënyra për të siguruar respektimin e të drejtës së lirisë së lëvizjes.

“Avokati i Popullit vlerëson se duhet të rikthehet rendi dhe ligji në gjithë territorin e vendit, duke mundësuar realizimin e të drejtave civile si dhe mbrojtjen dhe respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të njeriut të garantuara më kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

“Avokati i Popullit, Naim Qelaj, bazuar në mandatin e tij për mbrojtje dhe mbikëqyrje të të drejtave të njeriut, po i përcjellë me vëmendje ngjarjet në veri të vendit dhe shprehë shqetësimin e tij lidhur me situatën e krijuar”.

Barrikadimi i serbeve erdhi si rrjedhojë e arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb, Dejan Pantiç.

Mu për këtë rast Qelaj ka kërkuar informata zyrtare nga autoritetet kompetente në atë mënyrë që të sigurohet që të drejtat që i ka çdo person i arrestuar, në këtë rast edhe Pantiç, po respektohen.

Që nga 10 dhjetori, disa serbë lokalë në Veri ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Veprimet e tyre u ndërmorën pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

Kosova dhe Serbia janë të gatshme që të de-eskalojnë situatën në Veri, kishte thënë Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një prononcim për gazetarë para fillimit të mbledhjes së ministrave të shteteve anëtare në Këshillimin Evropian.

Më 10 dhjetor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit konsultativ me partitë politike lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në Veri, ka vendosur t’i shtyjë zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat veriore – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan të cilat do të mbaheshin me 18 dhe 25 dhjetor.

Osmani ka thënë se zgjedhjet për këto katër komuna do të mbahen më 23 prill të vitit 2023.

Arsyeja e shtyrjes së zgjedhjeve, sipas Osmanit, është niveli i rrezikshmërisë.

Por, pavarësisht shtyrjeve të zgjedhjeve situata në Veri vazhdon të jetë e tensionuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore