Sport

Atletico kërkon lojtarin e United që shkëlqeu larg ‘Old Trafford’


Media angleze “The Mirror” raporton se klubi spanjoll i Atletico Madrid-it po kërkon shërbimet e Jesse Lingard-it nga Manchester United.

Lingard-i në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar u huazua te West Ham, ku bëri paraqitje të jashtëzakonshme. Diego Simeone e shikon lojtarin si me perspektivë për të forcuar repartin e avancuar të mesfushës.

Ai u aktivizua në 16 ndeshje të Premier Ligës me “Çekiçët” duke realizuar nëntë gola dhe pesë asiste.

28-vjeçari kushton rreth 30 milionë euro, por duke parë se ai ka vetëm një vit kontratë në “Old Trafford”, Atletico mund ta transferojë për një shumë rreth 20-25 milionë euro.

Rivali kryesor i Atletico-s për shërbimet e Lingard-it është West Ham-i. Klubi anglez ku shpërtheu 28-vjerçari kërkon ta mbaj në skuadër, sidomos tashmë që është rikthyer të luajë në Evropë, pasi u kualifikua në Europa League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore