Sport

Atletico dhe Barcelona bëjnë detyrën


U mbyll java e 32-të në La Liga me tre skuadrat në garë për titull që arritën fitore të lehta.

Atletico Madrid dhe Barcelona, pas Real Madrid-it, arritën të marrin tre pikë të mëdha për të mbajtur të ngusht garën për titull në La Liga.

Skuadra e Simeone-s arriti një fitore të lehtë përballë Huesca-s me shifrat 2-0.

Los Rojiblacos shënuan nga një gol në secilën pjesë për trë pikët që e ngjitën përsëri në krye.

Correa dhe Carrasco ishin protagonist për Atletico-n.

Barcelona në anën tjetër fitoi lehtë në një ndeshje që prodhoi shtatë gola përballë Getafe-s.

Katër gola u shënuan në pjesën e parë: Nga një autogol prej dy ekipeve, dhe dy gola nga Messi.

Pjesa e parë u mbyll 3-1 në favor të Barcelonës. Në të dytën, u shënuan edhe tre gola.

Unal shënoi për 3-2, për t’i japur shpresë mysafirëve, por, në gjashtë minutat e fundit të ndeshjes Barcelona shënoi dy herë me anë të Araujo-s dhe Griezmann-it.

Dy ndeshjet tjera të ditës përfunduan me këto rezultate:

Granada 4-1 Getafe

Real Sociedad 2-1 Celta Vigo

Tabela në La Liga kur kanë mbetur edhe gjashtë javë deri në fund:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore