Lajme

Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile


Ilustrim.

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është arrestuar një person i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile.

Lajmi është kumtuar përmes një komunikate nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës (DHKL), në bashkëpunim dhe me autorizim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar hetime lidhur me krimet e kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë (1998-1999), ku përmes rrugëve hetimore-operative ka pranuar informacion për të dyshuarin mashkull kosovar serb me iniciale (D. M.) si pjesëmarrës në këto krime”.

Po ashtu, është thënë se janë siguruar edhe prova për ekzistimin e dyshimit.

“Gjatë periudhës së luftës në Kosovë në cilësi të personave zyrtar (gardian të burgut) në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, në mënyrë sistematike, dyshohet se kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë”.

“Si rezultat i punës dhe hetimeve intensive Policia e Kosovës, me datën 21.06.2023, në orët e paradites, zonën e Graçanicës, ka ndaluar dhe ka shoqëruar në polici të dyshuarin në fjalë”.

Nga policia janë bërë të ditura edhe provat materiale të cilat janë sekuestruar në shtëpinë e të dyshuarit.

“Një armë zjarri-revole e tipit “Zastava” cal.9mm, 136 fishek të kalibrit 9x19mm, thikë ushtarake e tipit SOG Speciality Knives, shufër metalike “Taiwan”, dokumente, vendime, notes dhe telefon personal, etj”.

Në konsultim me prokurorin kompetent nga Prokuroria Speciale i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës të siguruar nga familja, nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në veprën penale ‘krime lufte kundër popullsisë civile’.

Pas arrestimit të serbit të tij disa qytetarë të komunitetit serbë janë mbledhur për të shprehur pakënaqësinë e tyre për arrestimin e tij në qendër të Graçanicës.

Ndërkaq, edhe rruga kryesore Prishtinë-Gjilan u bllokua nga serbët, të cilët u mblodhën për të protestuar kundër këtij arrestimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore