Muzikë

Albumi i ri i Ariana Grande-s, “Eternal Sunshine” dhe do publikohet në muajin mars


Albumi i parë i këngëtares, Ariana Grande në katër vjet do të titullohet “Eternal Sunshine” dhe do të publikohet më 8 mars.

Lajmin e njoftoi vetë artistja përmes postimeve në rrjetet sociale që përfshijnë foto të reja nga një sesion i fundit me temë albumi.

Kënga dhe videoja e parë e albumit, “Yes, And?”, u lançua së fundmi, dhe të dyja kanë ndikimet e tyre në sferën e diskografisë si dhe shfaqin influencën nga prodhimet klasike të kohës.

Kënga të kujton hitet e viteve të 90-ta nga Madonna (veçanërisht “Vogue”) dhe Janet Jackson, dhe videoja qëllimisht ngjan me klipin e Paula Abdul të vitit 1988 për “Cold Hearted” — zhurma rreth këngës ishte aq e fortë sa që ditën e publikimitAbdul ishte në trend në Twitter për pjesën më të madhe të ditës.

Grande njoftoi zyrtarisht albumin, të cilin ajo e kishte ngacmuar prej javësh në rrjetet sociale, më 27 dhjetor, derisa pati shkruar “Shihemi vitin tjetër”.

Duke etiketuar producentin e saj Ilya Salmanzadeh të Republic Records dhe shumë të tjerë, Grande ndau një sërë kujtimesh në studio që ndryshojnë në ton: një video e nënës së Grande duke kërcyer, një pamje nga ekrani i një telefonate në FaceTime ku ajo është duke vallëzuar, një foto e një magazine (ndoshta një seti video muzikor?) dhe një foto tjetër e tregon duke qarë.

“Dy disponimet e albumit”, ka shkruar ajo në historinë e saj në Instagram.

Përveç aventurave të saj sipërmarrëse dhe angazhimeve në muzikë, Grande ka qenë goxha e angazhuar edhe me rolin e saj në filmin e ardhshëm “Wicked”, i cili pritet të dal në nëntor.

Grande gjithashtu nënshkroi kohët e fundit me Brandon Creed dhe firmën e tij të re Good World Management, katër muaj pasi burimet konfirmuan se këngëtarja kishte ndarë rrugët me menaxherin e vjetër Scooter Braun.

Ajo i bashkohet një liste menaxhuese nga Creed që përfshin Demi Lovato, Troye Sivan, Charli XCX, Orville Peck, Mark Ronson dhe ish-këngëtarja e “Fifth Harmony”, Normani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore