Shqipëria

Ahmetaj: Shkollat e rindërtuara, tashmë në pronësi të Bashkive


Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ka bërë me dije se ka filluar procesi i kalimit të shkollave në pronësi të Bashkive.

Ai e ka cilësoi këtë muaj si shumë të rëndësishëm, pasi fillon procesi i shpërndarjes së banesave pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Ahmetaj ka shpjeguar se ato do të fillojnë të shpërndahen që nga nëntori dhe se metoda do të jetë e ndarë në dy pjesë.

E para, do të jetë ajo për familjet prioritare. Pra, familjet me nevojën më të madhe, do të përfitojnë banesat të parat.

Nga ana tjetër, për familjet e mbetura, skema do të jetë ajo e shortit publik.

“Deri në fund të shtatorit të vitit të ardhshëm do të jenë shpërndarë të gjitha”, ravijëzoi ai.

Zëvendëskryeministri është shprehur se Bashkitë kanë si detyrim që të fillojnë të organizojnë shortet publike, transparente për t’i shpërndarë apartamentet.

“Vetëm mes 20 dhe 26 nëntor do të shpërndahen gati 1 mijë e 50 apartamente dhe njësi individuale. Deri tani janë shpërndarë gati 1 mijë e 100 njësi individuale dhe gati mbi 800 grande për ‘DS4’ për familjet e dëmtuara”, tha Ahmetaj.

Gjithashtu, ai ka theksuar se do të ketë pagesa për infrastrukturën.

Ahmetaj e ka cilësuar buxhetin e 2022 më të madhin në historinë e Shqipërisë.

Kur u pyet për reformën e ujit, ai njoftoi se kjo do të bëhet së shpejti publike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore