Sport

Aguero mund të përfundojë në Portugali


Benfica ka filluar përpjekjet për të afruar në ekip, yllin e Manchester City-t, Sergio Aguero. Argjentinasi do të largohet nga City në fundin e sezonit pas përfundimit të kontratës.

City njoftoi zyrtarisht të hënën se Aguero do të largohet nga klubi në përfundim të këtij sezoni. Pas sulmuesit tashmë janë shumë ekipe mes të cilave përveç Benfica-s edhe Barcelona, Juventus-i, apo dhe PSG-ja.

Portali portugez, Record, raportoi se Benfica ka hyrë serizoisht në garë për të marrë shërbimet e Aguero-s. Madje pretendohet se Ruben Dias-i dhe Joao Cancelo janë përfshirë në negociata për të bindur 32-vjeçarin për t’u transferuar në Portugali.

Benfica më herët kërkoi Edinson Cavani-n dhe Diego Costa-n, por pa arritur të këtë diçka konkrete me ta. Ndërsa situata më serioze duket me Aguero-n, pasi janë gati t’i ofrojnë kontratë tre vjeçare me 12 milionë euro në sezon.

Aguero është golashënuesi rekordmen i City-t. Ai ka shënuar 287 gola ne 384 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore