Sport

Aguero do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit


Sulmuesi argjentinas Sergio Aguero, do të largohet nga klubi i tij Manchester City ne fund të këtij edicioni.

Lajmin për mos vazhdimin e kontratës së Agueros, e ka bërë të ditur vetë klubi nga Manchseteri.

Kështu 32-vjeçari do të largohet nga klubi i Manchster Cityt pas një dekade, prej se erdhi nga Atletico Madrid në qershor të vitit 2011.

Ai gjatë karrierës së tij me Manchester cityn ka arritur të fitojë katër Premier Liga, një FA Cup, pesë Leauge Cup dhe tre Community Shield Cup.

Gjithashtu argjentinasi është bërë golashënuesi më i mirë i klubit anglez, i cili në 384 paraqitje në të gjitha garat, ka shënuar 257 gola.

Presidenti i Manchester Cityt Khaldoon Al Mubarak, ka konfirmuar se Agueros do t’i ndërtohet një statujë pranë stadiumit “Etihad”, për të nderuar kontributin e dhënë prej tij.

“Kontributi i Agueros te Manchester City në këto 10 vitet e fundit, ka qenë i madh. Ende nuk ka ardhur koha për fjalë lamtumire dhe deklarata pasi që ende ka shumë për që të arrihet nga Serigo”

“Njëkohësisht jam i lumtu të njoftoj se do të ndërtohet një statujë  Sergios në “Etihad Stadium” së bashku me Vincent Company dhe David Silva” njofton presidenti i Manchester Cityt.

Kështu ai do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit dhe skuadra e cila arrin t’i sigurojë shërbimet e tij, do të ketë luksin që të ketë në radhët e tyre një sulmues tejet efikas para golit.

Destinacioni më i mundshëm për Agueron në merkaton verore pritet të jetë Barcelona uke marrë parasyshë edhe mardhëniet e tija me sulmuesin tjetër argjentinas të Barcelonës, Lionel Messin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore