Sport

A po e kërkon mbretëresha fanellën e Ronaldo-s


Mbretëresha Elizabeta dhe Cristiano Ronalo

Kthimi i Cristiano Ronaldo-s në Manchester United nuk ishte vetëm një lajm i madh në futboll, por ishte një histori e madhe ndërkombëtare dhe madje u përfol se kishte provokuar një kërkesë të veçantë nga Mbretëresha Elizabeta.

Raportet e pakonfirmuara në mediat sociale kanë ndezur një valë thashethemesh ditën e fundit, duke sugjeruar që mbretëria britanike i dërgoi një shënim futbollistit portugez duke kërkuar fanellën e tij të re.

Thuhet se Mbretëresha po kërkonte 80 fanella të Manchester Unitedit të Ronaldo-s, për t’i shpërndarë në stafin e saj.

Përveç kësaj, ajo ishte gjithashtu donte edhe fanellën e parë të Ronaldo-s, të nënshkruar, pasi të bëj debutimin e tij të dytë me United.

Nëse ky pretendim i çuditshëm është i vërtetë, do ta bënte Cristiano Ronaldon personin e vetëm që mbretëresha i ka kërkuar ndonjëherë një autograf.

Mbretëresha nuk është një tifoze e madhe e futbollit, por është ambasadore për këtë sport dhe ka shprehur mbështetje për West Ham dhe Arsenal në të kaluarën.

Cristiano Ronaldo është një super yll global dhe kthimi i tij në brigjet britanike mund të shihet mirë nga politikanët dhe anëtarët e familjes mbretërore.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore