Ende pa luajtur ndeshjen e tyre përballë Bournemouth, Norwich ka siguruar pjesëmarrjen në Premier League për sezonin e ardhshëm.
Skuadra e Farke-s, një vit pas rënies, ngjitet përsëri në ligën elitare angleze.
Kjo falë humbjes së Watford-it të vendit të dytë dhe barazimit të Swansea-s së vendit të tretë.
Kanarinat kanë zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm deri më tani.
Pesë ndeshje para fundit, ata kanë 90 pikë, me mundësi reale që të kapin shifrën e 100 pikëve.
Pas Norwich-it, favorit kryesor për ngjitjen në ligë është Watford-i, që po ashtu ra nga kategoria vetëm sezonin e kaluar.
Swansea, Brentford, Bournemouth dhe Barnsley janë skuadrat që me shumë mundësi do të luftojnë për vendin e fundit që të dërgon në Premier League.
Përveç tyre, në garë ende mbetet Reading.
Sheffield, West Brom dhe Fulham janë skuadrat që duken se do t’i bashkohen Championship-it, pasi janë shumë largë zonës së mbijetesës në Premier League.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit