Puna e Kuvendit gjatë vitit 2023 cilësohet e dështuar, IKD: U morën vendime antikushtetuese e antiligjore
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2023 ka dështuar t’i zbatojë disa nga aspektet kyçe për funksionim të mirëfilltë, në pajtim me Kushtetutën dhe me kërkesat ligjore e të Rregullores së Kuvendit.
Gjatë prezantimit të raportit me titull “Kuvendi i Dështimeve”, të premten, hulumtuesi i lartë nga IKD, Naim Jakaj, ka thënë se puna e Kuvendit është karakterizuar nga vendimmarrja në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Njëra nga të gjeturat e këtij raporti, sipas Jakajt, është që puna e Kuvendit është përcjellë edhe nga gjuha joparlamentare, gjuha seksiste, raciste, mizogjene dhe gjuha homofobe.
Sipas tij, Kuvendi e nisi vitin 2023 me tetë seanca plenare të papërfunduara nga vitit 2022, me gjithsej 54 pika të rendit të ditës, në ndërkohë viti 2023 u përmbyll me 30 pika të papërfunduara të cilat u bartën në vitin 2024.
IKD po ashtu ka gjetur se gjatë vitit 2023, Kuvendi keqpërdori mekanizmin e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e pikave të rregullta të rendit të ditës.
Raporti ndër të tjera thekson se Qeveria e Kosovës ka injoruar Kuvendin te pyetjet parlamentare, te komisionet hetimore dhe te debatet parlamentare për të dhënë përgjegjësi për punën e vet kushtetuese dhe për programin qeverisës të cilin e ka shpalosur para deputetëve në mars të vitit 2021.
Në lidhje me aktivitetin legjislativ, Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2023, sipas Jakajt, u përshkrua me mungesë kronike të kuorumit në Kuvend.
“Në lidhje me aktivitetin legjislativ, ai u përshkrua nga mosefikasiteti i Kuvendit në miratimin projektligjeve dhe pikave të tjera të rendit të ditës, përgjithësisht, ndikim pati mungesa kronike e kuorumit që në shumicën e rasteve u shkaktua nga deputetët e shumicës parlamentare, veçanërisht te projektligjet ku kërkohet shumicë e thjeshtë e votës”, tha Jakaj.
Raporti gjithashtu potencon se shumica parlamentare në vazhdimësi është treguar arrogante sa i përket bashkëpunimit me deputetët opozitarë për miratimin e Ligjit për Ndarjet Buxhetore Vjetore për vitin 2024.
Po ashtu, IKD ka gjetur se me rastin e procedimit të këtij projektligji asnjë nga 54 amendamentet e propozuara në buxhetin vjetor të parashtruara nga deputetët e opozitës nuk janë votuar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën, por mbetet në terapi intensive
-
Të hënën arrin në Kosovë kontingjenti i 41-të i ushtarëve kroat në kuadër të KFOR-it
-
Emigrantët, gjysma e BE-së kërkon të ndjekë modelin e Shqipërisë me Italinë
-
Historia e pabesueshme e ishullit të paarritshëm dhe dy vëllezërit që jetuan atje për dy vjet
Lajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Emigrantët, gjysma e BE-së kërkon të ndjekë modelin e Shqipërisë me Italinë
-
Polonia do të shpenzojë 2.3 miliardë euro për sigurinë e kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit