“Afera e ambalazhuesve”, Selmanaj: Prokuroria urgjentisht të fillojë çmontimin e kësaj skeme korruptive dhe kriminale
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka folur në foltoren e Kuvendit për faljen e borxheve që Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e drejtuar nga Liburn Aliu, ua ka bërë kompanive që merren me ambalazhimin e ujit në Kosovë, për çka ka raportuar Albanian Post gjatë këtij muaji.
“Ka një javë që Albanian Post si medium serioz, nxori në shesh një skenë të sofistikuar korruptive me elemente të dyshimta kriminale në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i kanë shkaktuar dëme shtetit të Kosovës dhjetëra miliona euro dëme, duke ua shlyer borxhin kompanive që merren me ambalazhimin e ujit në Kosovë”, tha Selmanaj.
“Për këtë ka qenë në dijeni edhe kryeministri Albin Kurti, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Meqë nuk ka asnjë vendim nga qeveria, i bëjmë thirrje prokurorisë që urgjentisht të fillojë hetimin për çmontimin e kësaj skeme korruptive dhe kriminale”, shtoi.
Ndryshe, në një procedurë të sofistikuar mashtrimi, Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, bashkë me Naser Hafizin zëvendësues i Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, i kanë shkaktuar Kosovës dhjetëra miliona dëme duke ua shlyer borxhin në forma të kundërligjshme kompanive që merren me ambalazhimin e ujit në Kosovë.
Vetëm në pjesën e dosjes që e ka zbërthyer Albanian Post, në rastin e vetëm 5 kompanive të ambalazhuesve të ujit (nga 27 sa janë në total) bëhet fjalë për zhvatjen dhe keqpërdorimin e 11 milionë e 152 mijë e 144 eurove të shtetit të Kosovës.
Aliu, u pyet për skandalin dhjetëra milionësh të faljes së borxheve ambalazhuesve të ujit. Tha se ai as nuk di që ka pasur borxh dhe se s’lidhet asgjë me të.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
SPAK zbardh skemën: Grupi i Ervis Martinajt aleancë me Arben Ndokën dhe Emiljano Shullazin për të eliminuar Durim Bamin
-
Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet e vitit të kaluar në Kosovë cenuan sigurinë e rajonit
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
-
Çitaku: Kuvendi duhet të shpërndahet gjatë muajit maj – të hapet rruga për zgjedhjeve të parakohshme
Lajmet kryesore
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet e vitit të kaluar në Kosovë cenuan sigurinë e rajonit