Një zyrtari i gjendjes civile në Mamushë, është arrestuar pasi dyshohet se është përfshirë në veprën penale “keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar”,
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një komunikate dërguar mediave në të cilën është sqaruar se i dyshuari ua kishte mundësuar gjashtë personave kundërligjshëm të fitojnë shtetësinë.
“Hetuesit policorë e kanë trajtuar informatën në koordinim me organet e drejtësisë. Me autorizim dhe udhëzime nga prokurori i çështjes, janë siguruar dëshmi relevante. Kështu, është krijuar dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari-zyrtar i gjendjes civile në Mamushë, gjatë vitit 2023 ka regjistruar në sistemin e gjendjes civile gjashtë persona në kundërshtim me ligjin”, thuhet në komunikatë.
Tutje është thënë se i njëjti u kishte mundësuar disa personave që të fitojnë shtetësinë e Kosovës.
“Veprimet e të dyshuarit, kanë bërë që pa qenë fare personat në Kosovë dhe pa pasur të drejtë ligjore për ta fituar shtetësinë kosovare, fillimisht i ka regjistruar e me pas ju ka mundësuar fitimin e shtetësisë”.
“Ndërsa vetëm për një person është gjetur dosja, të cilin e ka regjistruar me datë 05.05.2023, ndërsa për personat tjerë dosjet e tyre nuk ekzistojnë fare”.
I dyshuari është thënë se është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ndërsa ka shfrytëzuar mundësinë ligjore dhe në këtë faze është mbrojte në heshtje.
Pas konsultës me prokurorin, me aktvendim mbi ndalimin, i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orëve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Leonarda Cianciulli, sapunbërësja e Corregios: Kam prerë tre gra në copa, ishin sakrifica njerëzore për të më mbrojtur nga një mallkim
-
Një goditje dërrmuese për Izraelin dhe një bast masiv nga ICC-ja
-
Diplomati i lartë izraelit i kërkon AIPAC që të marrë ‘hapa dramatikë’ kundër ICC-së
-
Gjermania thotë se respekton ICC-në, por se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten