Të shtëna armësh janë dëgjuar në mëngjesin e të hënës së 4 marsit në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë, derisa menjëherë pas marrjes së informatës lidhur me rastin ka reaguar Policia e Kosovës – të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Lajmin për AlbanianPost e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se dyshohet që një person ka marrë lëndime nga arma e zjarrit.
“Rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë”, tha Ahmeti.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për një person të lënduar, i cili dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit”, shtoi ajo.
Ndërkaq, organet e hetuesisë së Policisë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Çitaku: Kuvendi duhet të shpërndahet gjatë muajit maj – të hapet rruga për zgjedhjeve të parakohshme
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Ushtria izraelite bombardon një shtëpi në Rafah, vdesin 2 persona
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri