Baza e NATO-s në Kuçovë ka rol të rëndësishëm në mbrojtjen e kërcënimeve nga Lindja, thotë Kingji
Gjeneral Major Arben Kingji, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, është shprehur se baza ajrore e NATO-s në Kuçovë është e domosdoshme më shumë se kurrë për t’iu përgjigjur kërcënimeve nga lindja.
“Inaugurimi i bazës së Kuçovës është ngjarje e shënuar për FA dhe për vetë anëtarët e Aleancës”, ka theksuar ai.
Sipas tij, sot ofrohet një vlerë e shtuar në infrastrukturën e mbrojtjes së vendit.
“Në një epokë me sfida komplekse, nevoja për një infrastrukturë të mbrojtjes është bërë më e domosdoshme së kurrë, dhe kjo bazë do t’i përgjigjet kërcënimeve që vijnë nga kufijtë lindorë të aleancës”, ka shtuar Kingji.
Po ashtu, sipas tij, baza ajrore Kuçovë e vetmja e këtij lloji, do të mbështesë në operacioneve në vendet e aleancës, patrullimin e hapësirës ajrore.
“Porti Ri i Porto Romanes do të rrisë ndjeshëm kapacitete tona detare. Do të sigurojë hapësira të nevojshme për pritjen e vendeve të aleancës. Paralelisht FA janë futur në një proces modernizimi. Do të rrisim prezencën në Rumani, Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë”, ka vijuar ai.
Më herët – gjatë përurimit të bazës ajrore – ka mbajtur fjalën e tij edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Baza, sipas tij, do t’i shërbejë aleancës së NATO-s për qëllime operacionale dhe taktike.
Sipas Peleshit, ky është një privilegj i madh për Shqipërinë dhe një ndër investimet më të mëdha të NATO-s në vend.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
SPAK zbardh skemën: Grupi i Ervis Martinajt aleancë me Arben Ndokën dhe Emiljano Shullazin për të eliminuar Durim Bamin
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
Lajmet kryesore
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet e vitit të kaluar në Kosovë cenuan sigurinë e rajonit