Sipas Odës së Mjekëve të Kosovës, 150 mjekë janë larguar nga Kosova gjatë vitit 2023 kryesisht në Gjermani, por deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Famire Kollçaku, beson që ata do kthehen në vendlindje.
Ajo në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet për propozim-rezolutën për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore ka theksuar se “po punojnë për t’ua përmirësuar kushtet”.
“Nuk do të ikin të gjithë mjekët, as profesionistët shëndetësor. Prandaj, ne jemi këto dhe do t’i përmirësojnë edhe kushtet edhe pagat. Do të largohen një numër sikur që ka ndodhur në regjion, thjeshtë lëvizje për kërkim kushteve më të mira. Por, unë besoj që të gjithë ata do të kthehen që të kontribuojnë në vendin e tyre, por ne duhet t’ia përmirësojmë kushtet”, tha Kollçaku.
Ndërsa deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në rajon pa sigurime shëndetësore.
“Vazhdojmë të jemi vendi i vetëm në rajon pa sigurime shëndetësore. Vetëm ne aspektin kohor kërkohen se paku 2 vjet për Ligjin për sigurimet shëndetësore dhe rregulloret e nevojshme”, tha Dreshaj.
Gjatë këtij muaji ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pati theksuar mjekët kosovarë i kanë pagat më të larta në Ballkan Perëndimor.
“E para, nga viti i kaluar mjekët tash kanë një rrogë dinjitoze, nga rrogat më të larta që kanë mjekët në regjionin e Ballkanit Perëndimor. Në anën tjetër jemi duke investuar në çdo vend, janë katër klinika bosh në QKUK që janë para renovimit rrënjësor, për t’i përmirësuar kushtet dhe është duke punuar më të madhe në bllokun operativë, po bëhen sallat moderne në QKUK”, ka thënë Vitia në një intervistë për Ekonomia Online.
Vitia ka potencuar se po bëhen investime në spitalet e përgjithshme, pasi ka theksuarës se një pjesë e madhe e problemeve edhe në Qendrën Klinike Universitare është sepse nuk ka pasur investime për një kohë shumë të gjatë në spitale të përgjithshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Çitaku: Kuvendi duhet të shpërndahet gjatë muajit maj – të hapet rruga për zgjedhjeve të parakohshme
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Ushtria izraelite bombardon një shtëpi në Rafah, vdesin 2 persona
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri