Ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të enjten, publikoi një fotografi nga momenti i paraqitjes së kërkesës për blerjen e sistemit raketor amerikan, duke thënë se investimi në fjalë nisi dy vjet e gjysmë më parë, ndërsa shtoi se shumë sisteme të tjera janë blerë e shumë të tjera janë në proces.
“Ky investim për ushtrinë tonë nisi tash e dy vite e gjysmë më parë. Nën mandatin tonë, jo vetëm raketat Javelin e dronët Bajraktar, por edhe shumë sisteme e kontingjente të tjera janë blerë e janë në proces; konsideroj se duhet të mbesin pa u publikuar e në shërbim të interesit kombëtar”, shkroi ish-ministri kosovar në llogarinë e tij të enjten.
Blerjen e sistemeve të reja ushtarake, ai cilësoi arritje të jashtëzakonshme për ushtrinë e Kosovës, ndërsa shtoi se anëtarësimi në aleancën e NATO-s është pikësynim strategjik i vendit, kurse miqësia e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është e pathyeshme dhe e përjetshme.
“Anëtarësimi në aleancën e NATO-së është pikësynimi i ynë. Miqësia e Kosovës me SHBA-në është e pathyeshme dhe e përjetshme. Një gjë dua të ia konfirmoj popullit tim se siguria jonë është më e fortë dhe më e mirë se sa duket në shikim të parë dhe shihet në publik”, shkroi ndër të tjera Mehaj.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, konfirmoi të enjten se SHBA-të pranuan kërkesën e Kosovës për blerjen e sistemit anti-tank Javelin dhe armatime tjera, ndërsa Departamenti i Shtetit (DASH) pritet t’ia përcjellë kërkesën Kongresit të SHBA-së – një masë që synon rritjen e aftësive mbrojtëse të kombit të vogël ballkanik.
“Në kuadër të programit FMS (Foreign Military Sales) parashihen blerjet ushtarake duke përfshirë sistemin raketor ant-itank ‘Javelin’ por dhe sisteme tjera te armatimit. Për sistemin Javelin është dërguar kerkesa dhe e njëjta është pranuar nga SHBA. Tashmë është bërë e ditur që kërkesa do të procedohet nga DASH-i për aprovim përfundimtar në kongresin amerikan”.
Në dispozicion të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), përveç sisitemit të fuqishëm turk OMTAS për shkatërrimin e tankeve dhe mjeteve të blinduara, pritet të jetë edhe sistemi raketor anti-tank amerikan Javelin, i cili shkaktoi sensacion në fushëbetejën e Ukrainës kohën e fundit – një simbol i rezistencës së forcave ukrainase ndaj agresionit të Rusisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ushtria izraelite bombardon një shtëpi në Rafah, vdesin 2 persona
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri
-
Digjitalizimi i FSHF/ Duka takim pune me ekspertë nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite
-
Hovenier viziton në Leposaviq ushtarët amerikanë të KFOR-it
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Varshava do të shpenzojë 2.3 miliardë për të forcuar kufirin e saj me Ukrainën
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri