Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç, ka kërkuar që serbët të mos jenë të indinjuar me vendimin e fundit të Qeverisë së Serbisë për t’i lejuar qarkullimin e lirshëm të automjeteve me targat RKS në territorin e Serbisë, meqë një gjë e tillë nuk do të thotë asgjë.
Vuçeviç ka kërkuar maturi politike nga serbët meqë Serbia me këtë vendim “nuk humb e as nuk fiton asgjë”.
“Pse jeni të mërzitur? Lëreni të udhëtojnë. Të tregohemi pak të mençur politikisht, na duhet pak durim”, citohet të ketë thënë Vuçeviç, raporton mediumi opozitar serb, Danas.
Ai ka garantuar se lejimi i qarkullimit të automjeteve me targat RKS në Serbi nuk do të thotë në asnjë mënyrë se Beogradi zyrtar e njohu Kosovën.
“Nuk do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës dhe as Serbia nuk do ta njohë ndonjëherë pavarësinë e Kosovës”.
Qeveria e Kosovës, të enjten, vendosi për largimin e regjimit të letrave ngjitësve/stikersave nga veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territorin kosovar, pasi Qeveria e Serbisë lejoi qarkullimin e targave të Republikës së Kosovës (RKS) në territorin serb.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit