Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë këtë të enjte se autoritetet shtetërore të Serbisë janë duke hartuar “një letër të rëndësishme për ndërhyrjen e një vendi të rëndësishëm në procesin zgjedhor të Serbisë në mënyrën më brutale”.
Këto komente të Vuçiç-it vijnë pasi që bashkësia ndërkombëtare, posaçërisht Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë shprehur shqetësimet e tyre për mënyrën se si është zhvilluar procesi zgjedhor në Serbi më 17 dhjetor, për shkak të parregullsive që janë hasur gjatë procesit, por edhe gjatë fushatës zgjedhore, e për të cilat është akuzuar Partia Progresive Serbe (SNS) e presidentit serb.
“Do të përfundojë deri në Vitin e Ri dhe pastaj do ta dërgojmë në të gjithë botën në mënyrë që të shihet se si kryhet kjo lloj ndërhyrje në proceset që i përkasin sovranisht një vendi të pavarur”, u tha Vuçiq gazetarëve në Vrbas, transmeton media opozitare serbe “Danas”.
Ndërsa, opozita, përkatësisht koalicioni “Serbia kundër dhunës”, ka kontestuar zgjedhjet e 17 dhjetorit, duke kërkuar ripërsëritjen e zgjedhjeve parlamentare, provinciale, e posacërisht atyre lokale, kjo për shkak të parregullsive që SNS-ja – partia që ka pushtetin atje që 10 vjet – i ka bërë në këtë proces.
Por, sipas Vuçiç-it, opozita “po sillet si fëmijë që luan dhe kërkon zgjedhjet e Beogradit, pastaj të gjitha zgjedhjet”.
“Ju të gjithë e dini se ata flasin marrëzi, nuk kanë asnjë kundërshtim në asnjë fletë rezultati në Beograd sepse prisnin të fitonin. Ku u zhdukën ata 40.000 votues nga Republika Srpska [entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë], në fund nuk ishin as 6.000 si në kohën kur u dhanë dyshtetësinë dhe mundësinë për të votuar”, theksoi presidenti serb.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë përmes një reagimi në platformën X, ka njoftuar se në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale dhe krahinore që u mbajtën të dielën në Serbi, kishte frikësim të votuesve dhe blerje të votave.
“Serbia ka votuar por Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut në kuadër të OSBE-së ka raportuar për keqpërdorim të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votave. Kjo është e papranueshme për një vend i cili ka statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian”, thuhet në reagim.
MPJ e Gjermanisë: Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi pati frikësim të votueseve e blerje votash
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit