Aktorja, Julia Roberts po kujton ish të dashurin e saj, yllin e ndjerë të “Friends”, Matthew Perry.
Në një intervistë për “Entertainment Tonight”, aktorja ka reflektuar për humbjen e Perry-t, i cili vdiq në tetor në moshën 54-vjeçe.
“Vdekja e papritur e dikujt kaq të ri është zemërthyese”, tha Roberts.
“Unë mendoj se, ju e dini, thjesht na ndihmon të gjithëve të vlerësojmë atë që kemi dhe të vazhdojmë në një mënyrë pozitive sa më mirë që mundemi”, shtoi ai.
Dyshja u takuan për rreth tre muaj në vitin 1990, rreth kohës kur Roberts u shfaq si një yll i ftuar në “Friends”.
Perry shkroi për romancën e tyre të shkurtër në librin e tij të kujtimeve “Friends, Lovers and the Big Terrible Thing”.
“I dërgova asaj tre duzina trëndafila të kuq dhe në kartelë shkruhej: ‘E vetmja gjë më emocionuese se perspektiva për të bërë shfaqjen është se më në fund kam një justifikim për të të dërguar lule’”, ndau ai në librin e tij.
Roberts, shkroi ai, “dukej sikur ajo ishte vendosur në këtë planet për të bërë botën të buzëqeshë, dhe tani, në veçanti, mua. Unë po buzëqeshja si një 15-vjeçar në takimin e tij të parë”.
Pos tjerash, Roberts shtoi se kishte “të gjitha mendimet dhe ndjenjat e mira” për kohën e saj në setin “Friends” duke luajtur si një ish-shok klase të personazhit të Perry, Chandler Bing.
Po ashtu edhe flmi i ri i Roberts, “Leave the World Behind” në fakt i referohet “Friends”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Meghan Markle “terrorizohet” nga dokumentari që pritet të sjellë në pah të kaluarën e saj
-
“The Wicked”, sjellë personazhet e filmit me risi në personalitetet e tyre
-
Furiosa: A Mad Max Saga – Anya Taylor-Joy është e jashtëzakonshme, ndërsa ndjekja rifillon
-
Gjyla dhe Sheqa, ribashkohet çifti që kaq shumë u mungoi shqiptarëve
Lajmet kryesore
-
Helikopteri i presidentit iranian pëson ‘ulje të vështirë’
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
-
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
-
Kurti i ankohet Allenit që Komiteti i Ministrave s’e shqyrtoi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës