Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka konsideruar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), janë dorëzuar në “gjirin e ngrohtë” të kryeministrit kosovar, Albin Kurti, pas votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare të enjten në seancën e Kuvendit të Kosovës.
“Pas LDK-së, sot edhe AAK u dorëzua në “gjirin e ngrohtë” të Albin Kurtit, duke iu nënshtruar diktatit të tij e duke e ndryshuar qëndrimin për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka shkruar Gjoshi në llogarinë e tij në “Facebook” të enjten, ndërsa ka shtuar se shumë lehtë janë “avulluar” deklaratat e opozitës për paaftësinë e ekzekutivit kosovar.
“U harruan edhe sanksionet që Qeveria Kurti ia solli vendit e që për shkak të tyre ende janë të pezulluara afër 300 milionë euro fonde për Kosovën. Këto sallto politike zakonisht kanë një prapavijë. Cila është ajo që e solli këtë ligështim të sotshëm të një pjese të ‘opozitës’, ndoshta e marrim vesh së shpejti”, ka deklaruar ndër të tjera Gjoshi.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar të enjten për marrëveshjet ndërkombëtare të cilat kishin mbetur në agjendë për një kohë shumë të gjatë. LDK-ja dhe AAK-ja kanë marrë pjesë në votim, duke lëvizuar nga pozicioni paraprak se nuk do të marrin pjesë në votime derisa të plotësohen disa kërkesa specifike nga Qeveria e Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
Emigrantët, gjysma e BE-së kërkon të ndjekë modelin e Shqipërisë me Italinë
-
Kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën, por mbetet në terapi intensive
-
Allen pas takimit me Kurtin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Kosova dhe Serbia