Parlamenti Evropian (PE) do ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian (BE), ka thënë të martën nëpërmjet një postimi në platformën “X” eurodeputeti austriak nga radhët e “të Gjelbërve”, Thomas Waitz, pas takimit me Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, të martën në Bruksel të Belgjikës.
“Nder i madh të takoj ministren e Jashtme të Kosovës. PE-ja do ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së”, ka shkruar Waitz, duke iu bashkëngjitur thirrjes për avancimin e integrimit gradual të Kosovës në BE, pa marrë parasysh faktin se Kosova ka dorëzuar aplikimin në dhjetor të 2022-ës, akoma nuk është marrë ndonjë vendim nga ana e BE-së në këtë drejtim.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fund të tetorit ka qëndruar për vizitë në Kosovë, në kuadër të një udhëtimi katërditor në rajon, gjatë së cilës ka qëndruar edhe në Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi, për të diskutuar për bashkëpunimin dypalësh me liderët rajonalë dhe reformat në procesin e integrimeve evropiane.
Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – synojnë të anëtarësohen në BE dhe janë në faza të ndryshme, ndërsa plani i rritjes së BE-së për rajonin përfshin investime prej 6 miliardë euro dhe akses në tregun e brendshëm evropian në fusha të caktuara.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Osmani takon të dielën Nënsekretaren Allen, nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit
-
Deklarata e Kurtit për 78 mijë vende të reja pune, Tahiri: Lëri përrallat, stop abuzimit me shifra imagjinare
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit