Rep artistja Tayna së fundmi ka mbajtur një koncert përtej oqeanit, veçse jo gjithçka shkoi siç ishte planifikuar.
Kjo pasi që, ylli i hitit “Omega”, është përballur me një situatë të paprecedentë, derisa gjatë performancës dikush nga publiku e ka goditur me telefon celular.
View this post on Instagram
Tayna, ndonëse e surprizuar nga gjesti në fjalë, e ka vazhduar performancën e saj para publikut, pa i kushtuar vëmendje situatës.
Kujtojmë se me situata të tilla të gjuajtes nga publiku me gjësende dhe telefona celularë janë përballur një mori artistësh me reputacion ndërkombëtar.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, rep artisti kanadez, Drake e artistja amerikane e muzikës ‘country’, Kelsea Balerini, ishin vetëm disa nga yjet që u përballen me situata të tilla.
Ndër artistët që ka reaguar më ashpër ndaj një gjesti të tillë është rep artistja Cardi B, e cila pas spërkatjes me lëng, e ka goditur me mikrofon personin që pretendohet se e kishte bërë veprën.
Përndryshe, Tayna porsa ka publikuar video projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Xhelozia”.
Këngës, rep artistja, emri i vërtetë i të cilës është Doruntina Shala, i ka bashkëngjitur edhe një video klip, duke ia përshtatur tematikës së këngës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Fituesi i “Eurovision 2024”, Nemo i kërkon Zvicrës të njohë gjininë e tretë
-
Me “Hit Me Hard and Soft”, Billie Eilish po vazhdon t’i bëjë gjërat në mënyrën e saj
-
Magjia e kryeveprave botërore mbështjell skenën e Chopin Piano Festival
-
Qeveria kroate jep 50 mijë euro për Baby Lasagna pas suksesit në Eurovision, por ai nuk i pranon: Ia dhuron dy instituteve mjekësore
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit