Vuçiçit i kërkohet mos-zbatimi i marrëveshjeve me Kosovën: Serbinë e pret kriza më e rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore
Lëvizja për Rivendosjen e Mbretërisë së Serbisë (POKS) të martën ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë dhe presidenti serb, Alekandër Vuçiç, që të pezullojnë zbatimin e mëtejmë të marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia kanë arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE).
Kjo lëvizje me elemente fashiste ka vlerësuar se kërkesa e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rhode, për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes së Brukselit (27 shkurt) dhe Aneksit të Ohrit (18 mars ) është e pavend dhe joreale, derisa ka shtuar se implementimi i tyre duhet të shtyhet deri në zgjedhjet e përgjithshme në Serbi.
“Në zgjedhjet e ardhshme, populli do t’ua japë besimin ose partive që janë pro zbatimit të atyre marrëveshjeve dhe njohjes faktike të të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës ose ata që janë pro anulimit të tij”, ka thënë kryetari i POKS-it, Vojislav Mihailoviç, ndërsa ka shtuar se veç një qeveri e re do të ketë legjitimitetin të marrë këto vendime.
“Serbia pas disa muajsh do të mbajë zgjedhje, ku populli do të vendosë nëse duhet t’i njohë pasaportat, simbolet shtetërore dhe integritetin territorial të të ashtuquajturës Kosovës siç parashihet nga marrëveshja e pranuar nga presidenti serb në Bruksel”, ka thënë ndër të tjera Mihailoviçi.
Mihailoviçi ka paralajmëruar se nëse Qeveria e Serbisë nis zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të dialogut “para zgjedhjeve dhe pa pëlqimin e popullit”, atëherë Serbia do jetë “në prag të konfliktit dhe në krizën më të rëndë të brendshme shtetërore e politike që nga Lufta e Dytë Botërore”.
Më 14 shtator (e enjte) në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e BE-së. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë janë takuar për herë të fundit më 2 maj nën patronazhin e përfaqësuesve të lartë të BE-së.
Liderët e insitucioneve të BE-së gjithashtu po presin që palët të kontribuojnë në krijimin e atmosferës së normalizimit të marrëdhënieve, pajtimit dhe zbatimit të shpejtë të angazhimeve që Kosova dhe Serbia kanë marrë përsipër veçanërisht në fund të shkurtit në Bruksel dhe më pas në mes të muajit mars në Ohër.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Osmani takon të dielën Nënsekretaren Allen, nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit
-
Deklarata e Kurtit për 78 mijë vende të reja pune, Tahiri: Lëri përrallat, stop abuzimit me shifra imagjinare
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit