Në Tepelenë ka nisur një mbledhje dyditore e Qeverisë shqiptare në kuadër të një “një sezoni të ri reformimesh dhe vetë-reformimi”.
Kështu shkruan dhe kryeministri shqiptar në një postim në median sociale “Facebook”.
“Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetë-reformimi. Tepelenë, çaste nga mbledhja e zgjeruar e qeverisë që do të zgjasë dy ditë”, vëren kryeqeveritari.
Më herët, ai mblodhi asamblenë e selisë rozë, nga ku miratoi edhe disa ndryshime të rëndësishme në fuqinë organizative të partisë.
Numri një i Qeverisë shkarkoi Damian Gjiknurin nga pozicioni i sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, rol që e mbante që prej shtatorit të vitit 2021.
Tashmë sekretar i PS-së është Blendi Klosi, i cili pritet ta mbajë deri në shtator të këtij viti, kohë kur Asambleja do të mblidhet sërish, për të miratuar figurat e reja në sekretariat.
Gjiknuri i kalon Klosit detyrën e sekretarit të përgjithshëm: PS reflekton edhe pasi fiton
Po ashtu PS-ja tanimë ka edhe një kryetar të Grupit Parlamentar.
Blendi Çuçi, ish-ministri i Brendshëm, i cili u zëvendësua nga Taulant Balla, do të jetë kreu i ri Grupit të mazhorancës.
Në mbledhjen e Asamblesë, Rama theksoi se do të flasë për Qeverinë, kur kabineti të mblidhet.
Zërat kanë qenë të shumtë. Është aluduar për lëvizje të ndryshme.
Burime të Albanian Post thanë se ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u shkarkua fillimisht nga kreu i Qeverisë.
Edhe pse ajo publikisht nuk e pranon, e as eprori i saj, kryeministri Edi Rama, në një “Jo” të thatë për mediat, kur pyetën lidhur me çështjen.
Vetë ministrja i komentoi si thashetheme vere lajmet e qarkulluara rreth shkarkimit të saj.
“Janë thashetheme vere, nuk jam shkarkuar as kam dhënë dorëheqjen”, tha ajo nën trysninë e gazetarëve.
Pavarësisht këtij komenti të ministres, Albanian Post i qëndron raportimit se ajo është shkarkuar nga detyra, të cilën e ushtronte prej dy vitesh.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit dhe dy punonjës në gjendje të rëndë
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit