Babai i rep artistit të famshëm kanadez, Drake – Dennis Graham me sa duket po përballet me një situatë aspak të këndshme në shtëpi, dhe mbi të gjitha edhe të frikshme.
Graham, duket të ketë pranuar disa telefona shqetësuese, për çka kërkoi ndihmë edhe nga autoritet e policisë amerikane, shkruan TMZ, transmeton AlbanianPost.
Burime pranë ekipeve policore kanë zbuluar se dikush e ka telefonuar Graham dy herë vonë gjatë natës dhe po ashtu i kanë atij një mesazh telefoni, i cili po ashtu mbetet sekret për publikun.
Të njëjtat burime pohojnë se pas raportimit, shtëpinë e babit të yllit të hitit “God’s plan”, e kanë vizituar ekipet e Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit – motivet e shqetësimit nuk u bënë të ditura.
Rasti vazhdon të mbetet nën hetime, deri në zbardhjen e tij, në ndërkohë së fundmi Drake i ka dhuruar Graham-it, një veturë të markës Bentley, në vlerë prej qindra mijëra dollarësh në nder të “Ditës së Babait”.
Përndryshe, së fundmi, Drake po performonte në United Center në Windy City në turneun e tij “It’s All A Blur” kur një celular u hodh në skenë, duke e goditur atë në krah.
Për pak ditë ai ishte artisti i fundit që është përballur me një fenomen të tillë, që po shënon rritje së fundmi, pasi një mori artistësh të tjerë kanë qenë po ashtu objekt të hedhjes së sendeve në skenë.
Pas tij, i goditur me objekte te hedhura nga publiku mbeti edhe kolegu i Drake, këngëtari kontrovers, Harry Styles.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Jennifer Lopez hedh poshtë aludimet se ajo dhe Ben Affleck janë ndarë
-
Beyonce i dhuroi Kamala Harris-it bileta për koncertin e turneut “Renaissance” vitin e kaluar
-
Mbretëresha Camilla thotë se Mbreti Charles është “duke u përmirësuar” mes trajtimit të kancerit
Lajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Emigrantët, gjysma e BE-së kërkon të ndjekë modelin e Shqipërisë me Italinë
-
Polonia do të shpenzojë 2.3 miliardë euro për sigurinë e kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit