Gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka kushtuar një artikull “përplasjes” mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Bashkimit Evropian lidhur me disa nga çështjet që kanë të bëjnë me veriun e vendit të banuar me serbë etnikë.
Kriza sporadike në veriun e Kosovës dhe paralajmërimet secesioniste të Republikës Srpska – entiteti serb në Bosnje dhe Herecegovinë – sipas gazetës gjermane janë ngjarje që nuk mund të jenë të palidhura, ngase Serbia synon projektin e nacionalist të “Botës Serbe”.
“Do të ishte naive të shiheshin zhvillimet në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë si ngjarje të palidhura. Serbia në veçanti po teston se sa larg mund të shkojë. Ajo nuk ka hequr kurrë dorë nga ëndrra e ‘Serbisë së Madhe’. Projekti tani funksionon me një term tjetër, atë të ‘Botës Serbe'”, shkruan gazeta e njohur gjermane.
Megjithatë, realizimi i këtij projekti nacionalist që artikulohet vazhdimisht nga zyrtarët serbë, sipas gazetarit gjerman, Michael Martens, ndonëse “pa dashje”, po ndihmohet nga kryeministri Kurti e për të cilin thuhet se “nuk po di t’i lexojë shenjat e kohës”, veçanërisht pas agresionit rus në Ukrainë.
“Serbia në arritjen graduale të këtyre qëllimeve, pa dashje po mbështetet nga një qeveri kosovare që nuk po di t’i lexojë shenjat e kohës. Serbia është aktualisht dhe veçanërisht e rëndësishme për Perëndimin”, thuhet në artikullin e FAZ-it gjerman, duke iu referuar furnizimit me “armë të kalibrit sovjetik” të Ukrainës nga shteti serb.
E nëse kreu i ekzekutivit kosovar “s’e merr parasysh këtë konstelacion”, atëherë sipas të përditshmes gjermane, do të mund të ketë “pasoja të dëmshme” për Kosovën, ndërsa thuhet se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-ve – sponsorët kyç të projektit të shtetndërtimit – tashmë janë në nivelin më të ulët historik.
FAZ: Politikat e Kurtit janë në përputhje me planet e Vuçiçit për destabilizim të rajonit
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit