Sulmuesi i njohur kilian, Alexis Sanchez, aktualisht është futbollist pa klub, pasi që kontrata me Marseille-n i skadoi në fund të muajit qershor.
Në fakt drejtuesit e klubit i kanë bërë atij një ofertë për zgjatje të kontratës, por 34-vjeçari është duke e shqyrtuar atë.
Sipas raportimeve nga mediat franceze, Marseille i ka ofruar rinovimin me të njëjtat shifra si marrëveshja e mëparshme, 3 milionë euro në sezon, shumë që Sanchez e konsideron të ulët për shkak të paraqitjeve të mira që pati në sezonin e kaluar, duke shënuar 18 gola dhe tre asistime.
Ndërkohë, raportohet që në drejtim të tij ka ardhur një ofertë nga një klub arab.
Ish-sulmuesit të Barcelonës dhe Arsenal-it i është ofruar një kontratë dyvjeçare me vlerë 20 milionë euro neto në total.
Pra, mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Sanchez, a do të vazhdojë të mbetet në Evropë, apo do të joshet nga Arabia Saudite.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
Iran, shtatë persona të varur në një ditë – dy prej tyre, gra
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit