Suella Braverman po përballet vazhdimisht me autoritetet shqiptare dhe politikanë të ndryshëm lidhur me komentet e saj për emigrantët.
Sekretarja e Brendshme britanike ka bërë thirrje hera-herës për veprime të ashpra ndaj azilkërkuesve që kalojnë Kanalin me synimin për të krijuar një jetë të re në Mbretërinë e Bashkuar.
Braverman iu referua më parë “kriminelëve shqiptarë” që ndihmonin emigrantët të kalonin Kanalin gjatë një debati në Commons vitin e kaluar, duke shkaktuar një grindje.
Duke folur në GB News, deputetja demokrate Jorida Tabaku kritikoi zyrtaren britanike për “veçimin” e komunitetit shqiptar.
Ajo tha: “Kam studiuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe si shqiptare jam ndjerë shumë e kërcënuar nga komentet e saj.
“Si politikane, më vinte keq që komuniteti i mahnitshëm shqiptar po veçohej, sulmohej, ngacmohej vetëm sepse kishte një problem. Ne duhet të pranojmë se ka një problem që duhet trajtuar në të dyja mënyrat. Ka një problem në Britaninë e Madhe me sistemin që ekziston atje, por edhe në Shqipëri ka një problem sepse njerëzit po ikin”, u shpreh përfaqësuesja e selisë blu.
Sipas saj, shkalla e lartë e largimit të njerëzve nga vendi, duhet t’i bëjë politikanët shqiptarë që të kuptojnë se “duhet trajtuar nga brenda dhe jo vetëm ta lëmë fajin në anën e Mbretërisë së Bashkuar”.
Ngjarja vjen teksa kryeministri shqiptar, Edi Rama, qortoi Sekretaren e Brendshme përpara një takimi me homologun e tij Rishi Sunak, duke e cilësuar sjelljen e saj si “të turpshme”.
Duke folur për BBC, ai tha: “Për fat të keq ne e kemi parë veten dhe komunitetin tonë të veçohen në këtë vend për qëllime politike. Ka qenë një moment shumë, shumë i turpshëm për politikën britanike”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit dhe dy punonjës në gjendje të rëndë
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit