Pas Fiorentina-s, tashmë edhe tifozët e Torinos kanë njoftuar se do të bojkotojnë udhëtimin në “Allianz Juventus Stadium” në shenjë proteste për kërkesat e biletave.
Grupet e organizuara të “Violas” tashmë kanë refuzuar të ndjekin ndeshjen e tyre në Serie A në Torino për shkak të sistemit të regjistrimit dhe tani edhe tifozët e Torinos kanë vendosur ta bëjnë të njëjtën gjë.
Ata nuk do të jenë të pranishëm më 28 shkurt për “Derby della Mole”, përkundrazi u bëjnë thirrje të gjithë tifozëve të tjerë të të Torinos që të mblidhen jashtë “Stadio Olimpico Grande Torino” për të parë ndeshjen së bashku.
Ankesa e tyre kryesore është ideja “e neveritshme” për t’u regjistruar në faqen zyrtare të Juventus-it për të blerë bileta në stadiumin e tyre.
Një deklaratë nga grupi Curva Maratona konfirmoi se megjithëse vendimi ishte “i dhimbshëm”, kushtet e vendosura për këdo që blente bileta nga Juventus ishin “të papajtueshme” me statusin e tyre si ultras.
Ata do të dynden në terrenin stërvitor të Filadelfia për t’u siguruar që lojtarët të dinë se janë të mbështetur përpara ndeshjes.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit