Ndeshja e fundit e së mërkurës në Kupën e Francës mes Marseille dhe Paris Saint Germain përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultar 2:1.
Me këtë fitore, Marseille eliminoi PSG-në nga Kupa e Francës.
Dueli ishte i baraspeshuar ku të dy skuadrat kishin mundësi të shumta shënimi.
Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 31-të nga Marseille me anë të Alexis Sanchez nga penalltia.
Pak para përfundimit të pjesës së parë PSG barazuan rezultatin me anë të Sergio Ramos.
Në pjesën e dytë, në minutën e 57-të, Ruslan Malinovsky shënoi golin e fitores për Marseille.
Në fund të ndeshjes PSG kishin disa mundësi të mira por nuk i shfrytëzuan.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit