Qëndrimi i Sllovakisë në raport me pavarësinë e Kosovës mund të ndryshojë pas marrëveshjes me Serbinë, thotë kryediplomati sllovak
Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Rastislav Kaçer, ka ripërsëritur qëndrimin e Bratislavës zyrtare në raport me pavarësinë e Kosovës.
Sipas shefit të diplomacisë sllovake, Bratislava në këtë fazë është për respektimin e integritetit dhe sovranitetit territorial të Serbisë.
“Qëndrimi i Republikës Sllovake është i qartë dhe i bazuar në parimet e së drejtës ndërkombëtare”, ka deklaruar Kaçer, raporton mediumi serb, Telegraf.rs.
Megjithatë Sllovakia mund ta shqyrtoj pozicionin e saj në raport me shtetësinë e Kosovës vetëm atëherë kur Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.
“Tani më shumë se kurrë, është e rëndësishme që liderët politikë si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë të konsiderojnë se cila prej rrugëve u jep njerëzve shpresë për një të nesërme më të mirë. Prandaj, të dyja palët duhet të kontribuojnë në mënyrë të barabartë në gjetjen e zgjidhjeve që çojnë në rregullimin e marrëdhënieve. Në këtë kuptim, i dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka mbështetjen tonë të plotë”, ka deklaruar Kaçer.
“Qëndrimi i Sllovakisë rrjedh nga deklarata e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovakisë nga viti 2007, e cila lejon – më saktë – hap mundësinë e rishqyrtimit të qëndrimit në rast të arritjes së marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve. Por kjo tani është dytësore nga pikëpamja e situatës aktuale dhe mbrojtja e interesave serbe”, ka thënë Kaçer.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet e vitit të kaluar në Kosovë cenuan sigurinë e rajonit