Ndeshja mes Manchester City-t dhe Wolves në Premier League përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 3:0.
Si gjithmonë, Manchester City dominuan plotësisht ndeshjen, ku Erling Haaland arriti të shënojë hat-trick.
Goli i parë erdhi në fund të pjesës së parë, në minutën e 40-të, ku Haaland shënoi me anë të asistimit të Kevin De Bruyne-s.
Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 49-të, Haaland shënoi përsëri, por këtë herë ishte nga penalltia.
Pas vetëm pesë minutave, Haaland shënoi edhe golin e fundit të ndeshjes, me anë të asistimit të Riyad Mahrez.
Tani më, Manchester City radhitet në pozitën e dytë me 45 pikë, dy më pak se liderët, Arsenal.
Por, kujtojmë që Arsenal ka dy lojë më pak se City, dhe do të përballet në ora 17:30 me Manchester United.
Në anën tjetër, ndeshja tjetër në Premier League mes Brentford-it dhe Leeds përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit