Për ish-ambasadorin e Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Milan Protiç, amerikanëve ju pëlqen të kenë marrëdhënie të mira me autoritetet në Serbi, por të njëjtit sipas diplomatit serb, e përçmojnë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të njëjtat arsye që e kanë përçmuar Sllobodan Millosheviç’in për vite me radhë.
“Nëse Millosheviç’i do të ishte pajtuar me marrëveshjen në Rambuje, ai do të ishte akoma në pushtet, do të ishte gjallë dhe do të kishte mbështetjen e amerikanëve sikurse pas marrëveshjes së Dejtonit”, ka thënë Protiç për televizionin serb, N1.
Diplomati serb, duke komentuar vizitën e Këshilltarit të lartë në Departamentin e Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se duhet të pritet e të shihet nëse vizita e tij këtu bëri përshtypje të mjaftueshëm liderëve të papjekur nga Kosova dhe Serbia.
“Nuk jam optimist i madh” ka shtuar ai.
Duke folur për mundësinë e zgjidhjes finale Kosovë-Serbi, diplomati serb mendon se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara shkojnë si një pako.
“Për amerikanët është urgjente themelimi i Asociacionit sepse për ta është e qartë se enklavat serbe janë të shpërndara në të gjet Kosovës dhe se çfarëdo pushteti të ketë Asociacioni, nuk do të jetë në gjendje të minojë autoritetin politik të Kosovës”, ka thënë Protiç ndër të tjera.
Sipas Protiç, liderët shtetërorë në Serbi mendojnë se Rusia do të dalë nga lufta në Ukrainë me statusin dhe forcën që kishte Bashkimi Sovjetik dikur dhe se Perëndimi kur “do të bie në gjunjë” do të jetë momenti i duhur që Serbia të realizojë interesat e saj në Kosovë.
“ShBA-të janë të vetëdijshëm se vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë është presion i panevojshëm ndaj Beogradit. Ndikimi rus është forcuar në Serbi, ndërsa amerikanët kanë një pritshmëri joreale se do të përfshijnë të gjithë Ballkanin në NATO, sepse duan të pengojnë Moskën të ushtrojë ndikim përmes Serbisë dhe Republikë Srpska në Bosnje”, ka shtuar ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi, Vuçiç: E shkeli Serbinë
-
Polonia do të shpenzojë 2.3 miliardë euro për sigurinë e kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë
-
Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, pranga pronarit dhe drejtorit të OSHE-së
-
Protestuesit në Izrael kërkojnë dorëheqjen e Netanyahut dhe lirimin e pengjeve
Lajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Polonia do të shpenzojë 2.3 miliardë euro për sigurinë e kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit