Autoritetet në Republikën Srpska (RS) – entiteti serb në Bosnje dhe Hercegovinë (BeH) – do të festojnë 9 janarin për dy ditë rresht këtë vit, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese të BeH-së e cila e shpalli festë anti-kushtetuese, gjë që shkaktoi tensione të reja në vend.
Ishte ky njoftim që shkaktoi tensione shtesë dhe disa shoqata boshnjake si “Beretat e Gjelbra” njoftuan se do t’i ftonin anëtarët e tyre të vetëorganizoheshin dhe të vendosnin barrikada në rrugët që çojnë drejt Sarajevës nëse policia nuk vendosë pika kontrolli për të monitoruar se kush hyn nga Sarajeva Lindore.
Këtyre kërkesave iu përgjigj të enjten ministri i Punëve të Brendshme të Federatës së BeH-së, Aljosha Campara, i cili deklaroi se Kushtetuta e BeH-së garanton lirinë e lëvizjes në të gjithë territorin dhe vendosja e pikave të kontrollit në vija etnike është e ndaluar shprehimisht me dispozitat e Marrëveshjes së Dejtonit.
“Ne të gjithë po e monitorojmë me kujdes situatën dhe u bëjmë thirrje individëve, organizatave dhe përfaqësuesve të autoriteteve që të përmbahen nga çdo deklaratë, koment fyes dhe nxitës, veçanërisht nga sjelljet që mund të karakterizohen si nxitje e urrejtjes, përçarjes, frikës dhe gjendjes së pasigurisë”, tha ai për portalin boshnjak “Klix”.
Të enjten, zyra e Presidentit nacionalist të RS-së, Milorad Dodik, publikoi programin e detajuar për shënimin e 9 janarit me të cilin parashihet organizimi i një sërë ngjarjesh në Banja Llukë, duke përfshirë një liturgji që do të udhëhiqet nga patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (KOS) Porfirije dhe një shfaqje teatrore për të cilën do të sjellin aktorë nga Rusia, pra nga teatri i Shën Petersburgut.
Kryetari i Komunës së Banja Llukës, Drashko Stanivukoviç, njoftoi të enjten në një konferencë për media se ai planifikon të “përmirësojë” festën e së dielës me një protokoll shtesë që përfshinë një “shëtitje nderi”, pra një paradë të anëtarëve të familjeve të ushtarëve serbë të rënë gjatë luftës në BeH.
Ndryshe, me festimin e 9 janarit si ditën e RS-së, konsiderohet se autoritetet serbe shkelin vendimin e Gjykatës Kushtetuese të BeH-së, e cila në dy raste, përkatësisht në vitin 2015 dhe 2019, ka përcaktuar se është një festë antikushtetuese dhe në kundërshtim me normat ndërkombëtare sepse ofendon ndjenjat e kroatëve dhe boshnjakëve që jetojnë në BeH.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Çitaku: Kuvendi duhet të shpërndahet gjatë muajit maj – të hapet rruga për zgjedhjeve të parakohshme
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Ushtria izraelite bombardon një shtëpi në Rafah, vdesin 2 persona
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri