Agresioni rus në Ukrainë përpos që kërcënoi rëndë rendin gjeopolitik ndryshoi edhe arkitekturën e sigurisë globale.
Sulmi i paprovokuar ndaj Ukrainës nga Rusia gjithashtu u bë shtysa kryesore e përshkallëzimit të krizave ekonomike e energjetike.
Efekti domino që prodhoi pushtimi i Ukrainës nga Rusia, shkaktoi rritjen enorme të çmimeve nga produktet ushqimore deri te energjia.
Nga ky efekt pësoi edhe industria e naftës.
Rusia, eksportuesja më e madhe e naftës në botë, si një përgjigje ndaj barrikadimit të botës perëndimore kundër saj në raport me Ukrainën, vendosi të “luaj” me çmimet e derivateve.
Deri në momentin kur në fuqi hyri çmimi tavan i forumit politik ndërqeveritar i përbërë nga 7 shtete i njohur ndryshe si G7 për naftën ruse.
Kufiri i çmimit prej 60 dollarësh për një fuçi litër naftë, i vendosur nga shtetet demokratike nën ombrellën e G7 ndaj naftës së papërpunuar ruse ka pasur një ndikim të konsiderueshëm në çmimin e naftës në treg.
Një rënie e butë e çmimit të derivateve në bursat ndërkombëtare pati efekt pozitivë edhe në çmimet e naftës në Kosovë.
Me vendimin e qeverive perëndimore për kufizimin e çmimit të eksporteve të naftës ruse, çmimi i Dizelit në Kosovë po varion prej 1 euro e 45 centë deri në 1 euro e 49 centë, përafërsisht 10 centë më pak krahasuar me çmimin e 10 ditëve më parë, kur në fuqi nuk kishte hyrë çmimi tavan ndaj naftës ruse.
Ndërsa çmimi i benzinës ka pësuar një rënie më të vogël, rreth 5 centë.
Kështu një litër benzinë në Kosovë pas çmimit tavan për naftën ruse sillet nga 1 euro 39 centë deri në 1 euro e 41 centë.
Ky vendim për çmimin tavan, sipas profesorit të Ekonomisë, Safet Gërxhaliu, është i mirëseardhur qoftë për bizneset, por edhe për qytetarët e Kosovës.
Por, në aspektin afatshkurt, sipas Gërxhaliut, çmimi maksimal për naftën ruse, është një goditje për importuesit e mëdhenj vendorë të derivateve të cilët kishin importuar sasi të shumta të naftës si rezerva eventuale me çmime të larta.
“Tani të njëjtit duhet të shesin me çmimin e ultë aktual dhe janë duke përjetuar humbje milionëshe”, pohon Gërxhaliu.
Me ketë ngrirje të çmimit të importit të naftës ruse, sipas Gërxhaliut, ka filluar një epokë e re e rimëkëmbjes ekonomike në botë, por edhe një moment psikologjik për qytetarët që të besojnë në ardhmëri më të mirë në shumë dimensione.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ushtria izraelite bombardon një shtëpi në Rafah, vdesin 2 persona
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri
-
Digjitalizimi i FSHF/ Duka takim pune me ekspertë nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite
-
Hovenier viziton në Leposaviq ushtarët amerikanë të KFOR-it
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Varshava do të shpenzojë 2.3 miliardë për të forcuar kufirin e saj me Ukrainën
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri