India nuk do ta ndryshojë qëndrimin në raport me shtetësinë e Kosovës.
Kështu të paktën ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Indisë, Arindam Bagchi, duke konfirmuar se India nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës pasi më 4 nëntor në kryeqytetin e Indisë, New Dehli, ishte hapur Zyra Ekonomike Tregtare Indi-Kosovë, e që e njëjta ishte cilësuar si njohje de facto e shtetësisë së Kosovës.
“Qëndrimi i Indisë për pavarësinë e Kosovës është i mirënjohur dhe nuk ka asnjë ndryshim në të”, ka deklaruar Bagchi pas insistimit të mediave në Indi, raporton All India Radio News në një cicërim në Twitter.
“Kjo përgjigje vjen pas kërkesës së mediave referuar raportimeve për hapjen e Zyrave të Ekonomisë Tregtare”, thuhet në njoftim.
External Affairs Ministry reiterates 🇮🇳India's position on #Kosovo is well known and there is no change in it. @MEAIndia spokesperson Arindam Bagchi says this in response to media queries regarding reports on the opening of India-Kosovo Commercial Economic Office in New Delhi.
— All India Radio News (@airnewsalerts) November 25, 2022
Hapjen e Zyrës Ekonomike Tregtare, Indi-Kosovë, e kishte bërë të ditur përmes një postimi në Facebook. Ambasada e Kosovës në Bangladesh, përkatësisht ambasadori, Gyner Ureja.
“Ne mirëpresim dhe mbështesim iniciativat e bazuara në bashkëpunim dhe rezultate konkrete”, kishte shkruar ambasadori.
Në kumtesë, shprehej bindja se Zyra Ekonomike Tregtare do të bëjë përpjekje të konsiderueshme për zgjerimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Indisë.
Njohja e fundit e shtetësisë së Kosovës ka ardhur nga Izraeli, si derivat i marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Uashington nën patronazhin e ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Diaspora në Zvicër – Hamza: Një shtyllë e pamohueshme ekonomike
-
A mundet Netanyahu të pengojë zgjedhjet e parakohshme dhe një strategji për Gazën?
-
Kërkimet vazhdojnë pasi helikopteri i presidentit iranian Raisi pësoi ‘ulje të vështirë’
-
Lushnjë: Babai plagos me armë gjahu vajzën dhe më pas vret veten
Lajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
-
A mundet Netanyahu të pengojë zgjedhjet e parakohshme dhe një strategji për Gazën?
-
De Rui: Drafti i Lajçakut të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese