Kapiteni legjendar i Sllovakisë, Marek Hamsik, i ka thënë lamtumir kombëtares së tij.
Hamsik e ka luajtur ndeshjen e fundit sot (e diele) për kombëtaren e tij, miqësoren kundër Kilit, e cila përfundoi me porta të paprekura.
Ish-kapiteni i Napolit luajti deri pak momente para fundit të kësaj ndeshje, i cili më pas u zëvendësua për të marrë duartrokitje nga publiku.
Në momentin e zëvendësimit, 35-vjeçari shpërtheu në lot.
Momenti i përshëndetjes së Hamsik.
Hamsik ka luajtur 135 ndeshje me kombëtaren e Sllovakisë në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar 26 gola.
Ai është futbollisti me më së shumti paraqitje dhe me më së shumti gola të shënuara në kombëtaren e tij.
Hamsik ka luajtur në Kampionatin Botëror në vitin 2010 me Sllovakinë, si dhe dy herë në Kampionatet Evropiane (2016 dhe 2020).
Ndërkaq, sa i përket klubeve, ai kulmi e karrierës e pati te skuadra e Napolit për 12 vite, ku për gjashtë vite ishte kapiten i kësaj skuadre duke fituar dy Kupa të Italisë dhe një Superkupë.
Hamsik aktualisht është futbollist i kampionëve në fuqi të Turqisë, Trabzonspor, me të cilët e fitoi titullin në vitin e kaluar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
Izraeli po e torturon Marwan Barghoutin, Mandela palestinez tashmë nuk njihet
-
Humbën ndaj “Frontit Evropian”, liderët e “VLEN”-it takohen me Kurtin – i përgëzon për rezultatin