Deklarata e eurodeputetit për qeverinë e Kosovës ka cenuar dinjitetin kombëtar, reagon Balla
Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar pas deklaratave të eurodeputetit Nicolas Bay ndaj qeverisë së Kosovës.
Ai e quajti zgjatim të mafias shqiptare dhe të shtetit të islamizuar shqiptar.
Balla i ka quajtur këto deklarata të tij fyese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe se ai ka cenuar rëndë dinjitetin kombëtar të shqiptarëve.
“Nicolas Bay, përfaqësues i ekstremit të djathtë, ka bërë deklarata tepër të rënda fyese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe besimeve tona fetare, duke cënuar rëndë dinjitetin kombëtar të shqiptarëve, si komb autokton në Kosovë”, ka thënë Balla.
Sipas tij, ky është një akt i rëndë që nuk mund të kalohet në heshtje
“Do t’i kërkojmë zyrtarisht Parlamentit Evropian, që në respekt të rregulloreve të veta kundër racizmit dhe anti-diskriminimit të dënojnë urgjentisht këto deklarata të papërgjegjshme dhe marrjen e masave disiplinore e ligjore ndaj këtij anëtari, si nxitës i urrejtjes dhe diskriminimit etnik e fetar”, ka vijuar ai.
Balla ka rikujtuar nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët kundër Racizmit dhe Ksenofobisë nga Komisioni, Këshilli dhe Parlamenti Evropian për “nevojën e parandalimit të të gjitha formave të diskriminimit”.
“Deklaratat e këtij anëtari të Parlamentit Evropian janë rasti që Bashkimi Evropian të tregojë se rregullat zbatohen dhe respektohen njëlloj nga të gjithë”, ka theksuar Balla.
Eurodeputeti francez vjen në Kosovë dhe lëshon mesazhe me gjuhë të urrejtjes
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit dhe dy punonjës në gjendje të rëndë
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit