Delfinët tipare të ngjashme me njerëzit, pavarësisht se kanë evoluar në mjedise të jashtëzakonisht të ndryshme, zbuluan studiuesit.
Një studim, i botuar në Journal of Comparative Psychology, mori në shqyrtim 134 delfinë meshkuj dhe femra nga tetë ambiente në të gjithë botën. Rezultatet e studimit gjetën një konvergjencë të disa tipareve të personalitetit, veçanërisht kuriozitetin dhe shoqërueshmërinë.
Studimi i ka ndihmuar studiuesit të kuptojnë se si tipare të caktuara të personalitetit njerëzor zhvillohen në mënyrë të pavarur nga mjediset. Këto ngjashmëri u gjetën pavarësisht se delfinët kanë evoluar në një mjedis krejtësisht të ndryshëm nga primatët, me paraardhësin e fundit të përbashkët që jetoi rreth 95 milion vjet më parë.
Dr Blake Morton, një pedagog i psikologjisë në “Universitetin e Hull” dhe autori kryesor i studimit, tha se ky ishte studimi i pare rreth personalitetit të delfinëve.
Morton tha: “Delfinët janë kafshët e duhura për këtë studim, sepse ashtu si primatët, delfinët janë inteligjentë dhe socialë. Studiuesit ranë në përfundimin se nëse factorë të tillë si inteligjenca kontribuojnë në personalitet atëhere delfinët kanë tipare të ngjashme me primarët.”
Ai tha: “Delfinët, si shumë primatë, kanë tru shumë më të madh sesa kërkojnë trupat e tyre për funksionet themelore; kjo tepricë e lëndës së trurit në thelb fuqizon aftësinë e tyre për të qenë inteligjentë, dhe speciet inteligjente shpesh janë shumë kurioze.”
Morton tha se modeli më i pranuar gjerësisht i personalitetit njerëzor përcaktohet nga pesë tipare, të cilat përsëriten kudo në personalitetin njerëzor pavarësisht nga mjedisi. Këto tipare janë çiltërsia, ndërgjegjshmëria, ekstraversioni, pëlqyeshmëria dhe neurotizmi.
Përshatur nga “The Guardian”
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Jennifer Lopez hedh poshtë aludimet se ajo dhe Ben Affleck janë ndarë
-
Beyonce i dhuroi Kamala Harris-it bileta për koncertin e turneut “Renaissance” vitin e kaluar
-
Mbretëresha Camilla thotë se Mbreti Charles është “duke u përmirësuar” mes trajtimit të kancerit
Lajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Polonia do të shpenzojë 2.3 miliardë euro për sigurinë e kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit