Analiza e Washington Post që tregon pse BE-ja s’mund ta zgjidh problemin mes Kosovës dhe Serbisë
Gazeta prestigjioze ‘The Washington Post’, duke parë “dështimin” dhe “ngecjen” e Bashkimit Evropian në ndërmjetësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos pas tensioneve të fundit në veri të Mitrovicës, ka bërë një hulumtim me 1.608 kosovarë të moshës madhore.
Faktori, sipas ‘The Washington Post’ të cilin e ka anashkaluar BE-ja dhe i cili luan një rol të madh në suksesin e dialogut është përceptimi qytetar, pra ajo se “çfarë dëshiron populli i Kosovës?”.
Kosovarët janë pyetur nga një grup ekspertësh në lidhje me qëndrimet e tyre ndaj punës së BE-së në Kosovë, ndaj NATO-s dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
A janë kosovarët të kënaqur me kontributin e BE-së, NATO-s dhe OSBE-së për paqen dhe stabilitetin?
Sipas rezultateve të hulumtimit, kosovarët në mënyrë sistematike nuk e kanë miratuar rolin e BE-së në dialog, si në terma relativë ashtu edhe në ata absolut.
“Ndërsa 42 përqind e të anketuarve ishin të kënaqur me kontributin e BE-së për paqen dhe stabilitetin, 44 përqind ishin të pakënaqur. Kjo është në kontrast me mënyrën se si ata e shohin kontributin e NATO-s dhe OSBE-së – 94 për qind e të anketuarve ishin të kënaqur me përpjekjet e NATO-s, ndërsa 73 përqind me përpjekjet e OSBE-së”, bënë të ditur hulumtimi.
Madje, kosovarët kanë edhe dyshimet e veta lidhur me “paanshmërinë” e BE-së në raport me dialogun.
“Një numër i konsiderueshëm prej 64 përqind e të anketuarve besonin se BE-ja ishte e pjesshme se kujt i shërben, një konstatim në përputhje me akuzat e bëra nga shumë kosovarë për tendencat ‘anti-shqiptare’ dhe ‘pro-serbe’ të misionit të BE-së”.
Qytetarët e Kosovës mbesin të palëkundër në besimin e tyre ndaj NATO-s, ku më shumë se 80% e të anketuarëve e kanë vlerësuar si të suksesshëm punën e tyre.
“Kush ndërmjetëson procesin ka rëndësi për qytetarët – ndoshta po aq sa ajo që ndërmjetësohet”
Në fund, ‘The Washington Post’ i dërgoi edhe një këshillë BE-së, veçanërisht pas rritjes së intensitetit të takimeve javëve të fundit mes krerëve institucionalë të Kosovës dhe Serbisë me përfaqësuesit e BE-së.
“BE-së do t’i duhet të kapërcejë më shumë sfida sesa të hartojë vetëm kushtet e duhura të një marrëveshjeje, nëse ajo do të sjellë një fund të qëndrueshëm të mosmarrëveshjes midis dy vendeve”, përfundon analizën, gazeta prestigjioze.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
SPAK zbardh skemën: Grupi i Ervis Martinajt aleancë me Arben Ndokën dhe Emiljano Shullazin për të eliminuar Durim Bamin
-
Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet e vitit të kaluar në Kosovë cenuan sigurinë e rajonit
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
-
Çitaku: Kuvendi duhet të shpërndahet gjatë muajit maj – të hapet rruga për zgjedhjeve të parakohshme
Lajmet kryesore
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet e vitit të kaluar në Kosovë cenuan sigurinë e rajonit