Ndeshjet e së shtunës në Bundesliga ishin interesante dhe me shumë dramë.
Dueli ishte plotësisht i dominuar nga Dortmund, por kishin vështirësi të shënojnë.
Në minutën e 32-të, Modeste shënoi për 1:0, dhe nga ai moment Dortmund kishin mundësi të shumta shënimi të cilat nuk i shfrytëzuan.
Në anën tjetër, Leipzig fituan me rezultat 2:0 përballë Wolfsburg.
Goli i parë u shënua në minutën e pestë, nga Christian Nkunku nga penalltia.
Epërsia u dyfishua në minutën e 90-të, kur Nkunku shënoi përsëri për rezultatin përfundimtar 2:0.
Edhe Bayer Leverkusen fitoi me rezultat 0:3 përballë Mainz.
Golat i shënuan Palacios në minutën 29-të, dhe Frimpong shënoi dy golat e tjerë.
Ndeshjet e tjera në Bundesligë, përfunduan kështu:
Schalke 1:6 Union Berlin
Hoffenheim 1:0 Augbsurg
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit